Gjatë konferencës për shtyp të së mërkurës, Presidenti i zgjedhur Donald Trump refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së një gazetari të CNN, duke e cilësuar median prestigjoze amerikane si të tmerrshme dhe transmetuese te lajmeve të rreme, transmeton Top Channel.
Një ditë më parë CNN raportoi se agjencitë e shërbimeve sekrete kishin informuar Trumpin dhe presidentin në largim Barack Obama lidhur me pretendimet se agjentet ruse kishin mbledhur materiale komprometuese të natyrës personale e financiare kundër Trumpit.
Menjëherë më pas Buzzfeed publikoi pretendimet e paverifikuara.
Donald Trump refuses to take a question from CNN’s Senior White House Correspondent @Acosta https://t.co/SYIPLekALG https://t.co/Im5Dlc38B4
— CNN (@CNN) January 11, 2017