Site icon PORTALB

Rama: Rritjen ekonomike do ta çojmë 4%

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke folur në një takim me biznesmenët turq që investojnë në vendin tonë,  u shpreh se ka ardhur koha që ekonomia e Shqipërisë të rritet duke sjellë punësim. 

Rama tha se synimi i qeverisë së majtë është që në fund të mandatit 4-vjeçar niveli i rritjes ekonomike të shkojë në 4%. Kreu i qeverisë theksoi se ulja e remitancave, shfrenimi i ndërtimeve do të zëvendësohen në kthimin e një ekonomie prodhuese.

 “Për të bërë këtë na duhet të zëvendësojmë burime rritjeje që sot nuk i kemi më. Që nga remitancat tek borxhi publik dhe tek akumulimi në mënyrë të pavullnetshme i parave në kurriz të sipërmarrjes. Dhe po ashtu edhe bumi i ndërtimit që tani nuk është më një burim i qëndrueshëm rritjeje sepse ka kaluar koha e tij. Prandaj na duhet të investojmë për një ekonomi prodhuese. Na duhet të investojmë në të gjitha ato drejtime që krijojnë vende të reja pune dhe që garantojnë një rritje ekonomike me punësim”, vuri theksin kryeministri.

Rama shtoi se, qeveria e majtë e ka pjesë të projektit strategjik të zhvillimit për krijimin e një modeli të ri ekonomi, përmirësimin e klimës së biznesit. “Po përpiqemi ta lëmë pas kohën e një marrëdhënie jashtëzakonisht të tensionuar dhe jashtëzakonisht të varur nga interesa të errëta mes biznesit dhe qeverisë. Por ne nuk mund ta bëjmë këtë vetë na duhet një administratë profesionale dhe etike në raport me biznes por nga ana tjetër na duhet bashkëpunimi juaj. Na duhet zëri juaj i ngritur dhe i adresuar drejt nesh për çdo problem që ju hasni”, përfundoi kreu i qeverisë shqiptare./ Shekulli

Exit mobile version