Site icon PORTALB

Për partitë politike shqiptare me rëndësi theksimi i kërkesave dhe jo krijimi i mundësisë për t’i realizuar ato!

Bashkimi Demokratik për Integrim, koalicionet “Rilindje me Besë” dhe “Aleanca për shqiptarët” në Platformën e përbashkët nuk kanë menduar shumë për mënyrën dhe gjasën e aplikimit të pikave të tyre, shkruan Portalb.mk.

Platforma e partive politike është e përbashkët, por të gjithë nënshkruesit nuk e interpretojnë njëjtë. Dikush parapëlqen ta quaj parakusht për hapjen e një debati brenda shqiptar, dikush shtegë nëpër të cilën duhet të rrugëtoj politika shqiptare, ndërkaq të tretët kusht për të hyrë në Qeveri.
Por sa, realisht, mund të realizohen pikat e kësaj Platforme kur për të shumtën e rasteve nevojiten 2/3 e votave në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë?

“Ishte me rëndësi në fazë të parë të arrihet konsensusi brendashqiptar për këto tema si parakusht për hapjen e debatit shqiptaro-maqedonas që duhet të përfundon me mbyllje të të temave të cilat ashtu të hapura mbajnë peng vendin dhe gjithë qytetarët”, tha për Portalb zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

“Ato pika që arrihen me shumicë të thjeshtë sot, i bëjmë sot. Të tjerat që kërkojnë shumicë të 2/3-tave, do t’i bëjmë kur ta kemi këtë shumicë. Me rëndësi është përkushtimi dhe zotimi ynë. Kjo nuk është një garë 100-metërshe, por një maratonë. Ne thjesht e kemi bërë shtegun në të cilin do të ecim në të ardhmen. Me ketë vetëm i kemi caktuar kornizat në baze të cilave Maqedonia do behet një shtet funksional që njëherësh janë edhe shtyllat kryesore te platformës tone Ridefinimi”, deklaroi për Portalb Orhan Murtezani, zëdhënës i Lëvizjes Besa.

Në intervistën e tij të fundit, Ziadin Sela, kreu i LR-PDSH- pjesë e koalicionit Aleanca për shqiptarët ka theksuar se Platforma është kusht për hyrje në Qeveri, kështu duke nënkuptuar se faktori politik maqedonas duhet të tregojë gatishmëri për realizimin e çdo pike të Platformës së përbashkët të partive politike shqiptare.

Në zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit në vitin 2016, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka fituar 51 deputetë, koalicioni i udhëhequr nga LSDM 49 deputetë, Lëvizja BESA 5, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH 2 deputetë.

Pa shumicë prej 81 deputetë, ose gjegjësisht koalicionit të hapur të të gjitha partive të cilët kanë deputetë në Kuvend, implementimi i të gjitha pikave të platformës së shqiptarëve është e pamundur.

Deklarata i përmban këto pika:

Ndërkaq sipas Kushtetutës kërkohet dy të tretat e shumicës në këto pika:

Exit mobile version