Site icon PORTALB

Ja qëndrimi i PSM-së për Platformën shqiptare

Takimi i liderëve shqiptar të Maqedonisë me Edi Ramën

Takimi i liderëve shqiptar të Maqedonisë me Edi Ramën, dhjetor 2016

Partia Socialiste e Maqedonisë (PSM) në kumtesën e sotme thekson se do të kundërshtohet ashpër në çdo tentativë për ndërrim të Kushtetutës dhe nuk pranon kurrfarë shantazhe dhe presione gjatë formimit të qeverisë së re. Përkujton se partitë në Koalicionin “Për Maqedoni më të mirë” e kanë marrë besimin nga shumica e qytetarëve, të konfirmuar edhe me numrin e mandateve në Kuvend.

PSM pret që Qeveria e re të vazhdojë, atje ku ka mbetur, t`i ndërtojë dhe zhvillojë marrëdhëniet ndëretnike, besimin dhe bashkëjetesën, të krijuar në periudhën e kaluar në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, thuhet në kumtesën e partisë.

Lidhur me Platformën e partive të shqiptarëve në Maqedoni me kërkesë dhe kushte për negociata për formim të qeverisë së re me partitë politike të Maqedonisë, PSM konsideron se ky është projekt drejtpërdrejtë i orientuar për rrezikim të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë.

Exit mobile version