Civil: Në Maqedoni shkelen të drejtat politike

Qendra për “Liri  Civil” dhe Grupi Punues për të Drejtat e Njeriut sot në Tetovë kanë  vendosur “Murin e Pabarazisë” para Pallatit të Kulturës. 

Qëllimi i këtij  aktiviteti është që të vetëdijesohen   qytetarët  për liritë dhe të drejtat e tyre që u shkelen .

Sipas Ilir Ajdinit nga qendra për “Liri Civil” thotë se  liritë dhe të drejtat e njeriut shkelen  me të madhe në republikën e Maqedonisë duke filluar nga të drejtat sociale politike, të shprehjes  dhe të gjithë  Liritë e tjera.

Ajdini thotë  se  ajo çka është vërejtur më shumë është  e të drejtave politikë,  duke i diskriminuar  qytetarët që nuk i takojnë asaj partie politikë që është në opozitë, si në komunë ,  po ashtu  dhe në qeverinë qendror dhe institucionet shtetërore.

Ky projekt e ka  emrin  “Zgjedhe demokracinë” që është përkrahur  nga Projekti për shoqëri civile i USAID-it, i zbatuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button