Site icon PORTALB

Në dy sulme vetëvrasëse në Kabul kanë humbur jetën 38 persona

Ilustrim

Të paktën 38 njerëz, ushtarë dhe civilë, kanë humbur jetën pasdite në kryeqytetin afgan Kabul, në shpërthimin e dy auto-bombave, në të cilat ishin vetëvrasësit me bombë, lajmëroi DPA.

Pas arritjes së pjesëtarëve të forcave të sigurimit dhe ekipeve të ndihmës së shpejtë, në vendin e ngjarjes ka shpërthyer edhe auto-bomba e dytë.

Përfaqësuesi i policisë lokale Ahmad Vali Saburi kumtoi se automobili i markës “Tojota” i ngarkuar me mjet shpërthyes ka shpërthyer në afërsi të ndërtesës së Parlamentit afgan.

Pas arritjes së pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe ekipeve të ndihmës së shpejtë, në vendin e njëjtë ka shpërthyer edhe auto-bomba e dytë.

Përgjegjësinë për sulmet e kanë ndërmarrë talebanët, të cilët tashmë 15 vite zhvillojnë luftë kundër Qeverisë e cila mbështetet nga SHBA-ja.

Exit mobile version