Site icon PORTALB

Flori e Zajmina bashkë…

Flori Mumajesi dhe Zajmina Vasjari

Flori Mumajesi dhe Zajmina Vasjari

Kanë treguar se do të jenë shumë aktiv përgjatë tërë vitit në muzikë. Dhe duket se tashmë kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim mes vete. E ndonëse nuk kanë folur shumë për gjërat që kanë në plan, Flori Mumajesi e Zajmina Vasjari duket se shpejt do të vijnë bashkë në treg.

Janë dy nga emrat më të njohur të skenës muzikore në vendin tonë. Njëri për hitet e njëpasnjëshme që i sjell në treg e tjetra për dukjen e saj e cila lë pa frymë gjininë mashkullore sa herë paraqitet në skenë. E si duket këto dy kualitete kanë vendosur të bashkojnë forcat e të befasojnë publikun me një bashkëpunim.

Në faqen zyrtare në ‘Twitter’ të produksionit ‘Thrredots’ bëhet e ditur se Flori e Zajmina po përgatisin diçka bashkë. Mirëpo për këtë nuk kanë dhënë asnjë detaj më shumë. Ndryshe këto dy emra kanë zgjuar interesim të madh tek fansat të cilët kanë rreshtuar komente të shumta që tregojnë se me padurim presin diçka nga këta dy emra të njohur të skenës sonë.

Exit mobile version