Ahmeti: Do t’i fillojmë bisedimet me VMRO-DPMNE-në
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk ju përgjigj konkretisht deklaratës së Nikolla Gruevskit, i cili në një intervistë për gazetën “Dnevnik”, i bëri të qartë BDI-së se nëse nuk koalicionin me VMRO DPMNE-në, dera e kësaj partie mbyllet për koalicionime të mundshme në të ardhmen.
Por nga ana tjetër, Ahmeti, për TV21 konfirmoi se fillimisht bisedimet për qeverinë e ardhshme do ti zhvilloj me partinë fituese, gjegjësisht VMRO-DPMNE-në.
“Ne do të fillojmë të bisedojmë me partinë e parë që ka marrë mandat.
G: A keni biseduar deri më tani me ndonjë palë, se ka shumë zëra në opinion?
“Të gjithë ato zëra i hedh poshtë, dhe vërtetë janë të paarsyeshme sepse nuk ka pasur asnjë takim zyrtar”, tha Ahmeti.
Kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski, gjatë ditës së djeshme tërhoqi vëmendjen se nëse BDI nuk respekton parimin e fituesit, as partia e tij nuk do të respektojë të njëjtin parim në zgjedhjet e ardhshme.