Site icon PORTALB

Gjashtë forcat më të mëdha miratuan dërgesë të madhe të uraniumit për Iranin

Këshilli i Sigurimit të KB-së

Gjashtë forcat më të mëdha (pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të KB-së dhe Gjermania) miratuan dërgesë të madhe të uraniumit për Iranin si kompensim, se Teherani ka dërguar me tonë ujë të rëndë, theksuan dy përfaqësues të lartë anonim diplomatik.

Marrëveshja parasheh dërgesën e pothuajse 130 tonë uranium nga Rusia.

Uraniumi mund të jetë i pasur deri në nivele të ndryshme, që i mundëson të shfrytëzohet për derivate të reaktorit ose për bomba bërthamore.

Irani pohon se nuk zhvillon armë bërthamore dhe se do ta pasurojë uraniumin e dërguar për qëllime paqësore.

Uji i rëndë, që Irani u pajtua ta dërgojë, shfrytëzohet për ftohje të reaktorëve, që mund të prodhojnë sasi të mëdha të plutoniumit, që ngjashëm si uraniumi i pasuruar mund të shfrytëzohet për përpunimin e armës bërthamore./MIA

Exit mobile version