Site icon PORTALB

Francë: Mbrojtje kundër sulmeve kibernetike

Sulmet kibernitike

Sulmet kibernitike

Franca i ka bllokuar 24 mijë sulme kibernetike kundër ushtrisë së saj gjatë vitit të kaluar, ka thënë ministri i mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian.

Në një intervistë të publikuar dje, ai ka theksuar se kërcënimet kibernetike janë shtuar në mënyrë substanciale në Francë, gjatë tri viteve të kaluara, njofton REL.

Sipas ministrit të mbrojtjes së Francës, zgjedhjet presidenciale në muajin prill dhe maj, mund të jenë në shënjestër të sulmeve kibernetike, por zoti Drian theksoi se shërbimi i sigurisë digjitale i Francës deri tash nuk ka detektuar “shenja të operacioneve, që synojnë destabilizimin e zgjedhjeve në Francë”.

Exit mobile version