Site icon PORTALB

“Poraka” në Dibër dha donacione për Qendrën Ditore

Kryetari i shoqatës “Poraka” në Dibër, Bekim Ame sot ka vizituar Qendrën Ditore në po këtë qytet. Ame dhe aktivistët e shoqatës i dhuruan Qendrës kompjuterë, printer, dhe artikuj shkollor për aftësimin e personave për të cilët përkujdeset Qendra Ditore.

“Mbështetja do të jetë e pranishme çdo herë jo vetëm me donacione por edhe me aktivitete siç janë: tryezat e rrumbullakëta kongrese si dhe ligjërata dhe ekskursione” tha mes tjerash Ame.

Shoqata “Poraka” në Dibër dhe Qendra Ditore ka disa vite që kanë lidhur bashkëpunim mes dy subjekteve.

Exit mobile version