Site icon PORTALB

BDI: Në opozitë nëse s’pranohen kërkesat tona

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani

BDI nuk përjashton mundësinë e mbetjes në opozitë përteri sa nuk gjendet gjuhë e përbashkët me bllokun maqedonas për zbatimin e kërkesave të partisë dhe atyre që dalin nga platforma e përbashkët e partive shqiptare. Këtë e deklaroi për Alsat, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani i cili tha se mbeten të hapura edhe opsione të tjera si ai i formimit të Qeverisë së zgjedhuar kurse përjashtoi mundësinë e një Qeverie ekspertësh.

Hapur po i analizojmë të gjitha opsionet nga ajo e Qeverisë së zgjeruar pa prejudikuar njërin apo tjetrin bllok dhe natyrisht pa përjashtuar mundësinë për të qenë një opozitë konstruktive. Korniza brendashqiptare dhe platforma e BDI-së mbeten bazë për negocim me partitë politike maqedonase, thash se nuk përjashtojmë mundësinë edhe për të qenë në opozitë. Ajo që mund të përjashtojmë prej këtij moment është një Qeveri ekspertësh sepse mendojmë se Maqedonia kërkon një mandat politik për të udhëhequr më tutje – deklaroi Bujar Osmani , zëdhënës i BDI-së.

Exit mobile version