Site icon PORTALB

Tragjedi në Francë, disa turistë të vdekur dhe të lënduar gjatë një aksidenti të tmershëm rrugor

Ilustrim

Katër turistë portugezë kanë humbur jetën, ndërsa rreth 28 të tjerë janë lënduar të dielën kur autobusi i tyre doli nga rruga në pjesën qendrore të Francës, njoftuan autoritetet franceze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat franceze raportojnë se autobusi me 40 pasagjerë ishte rrugës për në Zvicër kur ndodhi aksidenti.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shoferi humbi kontrollin mbi automjetin për shkak të akullit në rrugë.

Në autostradën e njëjtë në mars të vitit të kaluar humbën jetën 12 portugezë kur minibusi i tyre u përplas me një kamion.

Exit mobile version