Thaçi përgëzon liderët shqiptarë në Maqedoni
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përgëzuar liderët e partive shqiptare në Maqedoni për bashkimin e tyre rreth një platforme, e cila siguron se do të punohet edhe më fuqishëm për realizimin e të drejtave të shqiptarëve.
Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Me këtë bashkim ata dëshmuan se interesat kombëtare dhe shtetërore janë më të larta se ato individuale dhe partiake”.
Postimi i plotë i Thaçit:
“I përgëzoj liderët e partive shqiptare në Maqedoni për bashkimin e tyre rreth një platforme, e cila siguron se do të punohet edhe më fuqishëm për realizimin e të drejtave të shqiptarëve, por edhe hap perspektivën evropiane të Maqedonisë.
Me këtë bashkim ata dëshmuan se interesat kombëtare dhe shtetërore janë më të larta se ato individuale dhe partiake.
Ky duhet të jetë një shembull dhe frymëzim për të gjithë. HTH”, ka shkruar Thaçi.