Njoftoj opinionin se unë, Enver Pajaziti – kryetar i Komunës së Bërvenicës, nuk kam kaluar në asnjë parti tjetër politike, jam dhe vazhdoj të mbetem anëtar i Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI).
Me këto fjali Pajaziti demanton lajmin e liferuar se ai ka kaluar në PDSH.
“Dëshiroj ti përgënjeshtroj të gjitha spekulimet dhe manipulimet mediale se gjoja unë kam kaluar në rradhët e Partisë Demokratike Shqiptare. Këta pohime janë të pavërteta dhe janë të dala nga qarqe të ndryshme që kanë për qëllim të njollosin emrin tim.” thuhet në kumtesën e tij.