Site icon PORTALB

Vjedhje e pasuksesshme në një postë në Veleshtë të Strugës

Vjedhje

Vjedhje

Kryes të panjohur dje apo pardje e kanë prerë grilat e hekurta dhe me dhunë e kanë hapur derën hyrëse të aluminit në postën në Veleshtë të Strugës, pas çka kanë brenda dhe nga njëra hapësirë kanë marrë një arkë metalike.

Siç informoi MPB, më pas, me përdorimin e një dërrase e kanë shtyer nëpër shkallë deri në rrugën e asfaltuar, ku e kanë lënë, pas çka janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në praninë e ekipit nga Zyra e jashtme për punë kriminalistike-Strugë, arka metalike është hapur nga udhëheqësi i postës, me ç’rast është konstatuar se kryesit nuk kanë arritur ta hapin.

Po ndërmerren masa për gjetjen e kryesve dhe për ndriçimin e rastit.

Exit mobile version