Site icon PORTALB

Detaje të reja për sulmin në Florida, autoritetet ishin në dijeni për armën

Sulmi ne Florida

Sulmi ne Florida

Detaje të reja kanë dalë për sulmin me armë në aeroportin e Florida, ku 5 persona humbën jetën dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur, shkruan Top Channel.

Mediat amerikane bëjnë me dije se autori i sulmit është 26-vjeçari Esteban Santiago. Ai kishte mbërritur me avion nga Alaska në Florida dhe armën e kishte të futur një çantë bashkë me bagazhet e tjera, dhe e kishte kaluar zyrtarisht në aeroport.

Sipas  burimeve të mediave amerikane, 26-vjeçari pasi ka marrë çantën ku kishte armën ka shkuar në tualet dhe e ka mbushur atë. Pas këtij momenti ai ka dalë dhe ka qëlluar ndaj personave të tjerë.

26-vjeçari Esteban Santiago rezulton si një person i diagnostikuar me probleme mendore në të kaluarën, por raportohet se ai ishte në mjekim të vazhdueshëm.

Raportohet se 26-vjeçari  ka debatuar me pasagjerët e tjerë gjatë fluturimit para se të merrte armën dhe të qëllonte ndaj kujtdo që i dilte përpara.

Esteban Santiago prej disa vitesh jetonte në Alaska ku ka edhe një grua e një vajzë 4-vjeçare.

Exit mobile version