Site icon PORTALB

Studenti realizon reklamё pёr Adidas, mё tё goditur se çdo kompani reklamash

Njё histori me fund tё lumtur.

Njё student nga Gjermania ka realizuar njё reklamё pёr markёn e njohur botёrisht, Adidas me anё tё sё cilёs ju tregon profesionistёve se si bёhet njё reklamё. Nё kёtё spot emocionues, student Eugen Merher flet pёr jetёn e njё ish-maratonisti, qё tashmё kalon jetёn nё shtёpinё e tё moshuarve, derisa njё ditё gjen njё palё atlete tё vjetra dhe ёndrra e tij merr sёrish jetё.

“U munduam ta dёrgonim kёtё punim nё qendrёn e komunimimit tё Adidas, por nuk kishte asnjё reagim nga ana e tyre”, ka thёnё pёr The Huffington Post 26-vjeçari, student i Akademisё sё Filmit nё Baden-Württemberg.

Exit mobile version