Site icon PORTALB

Tetovë, banorët mbi Teleferikun të bllokuar nga bora (FOTO)

Të reshurat e borës kanë vështirësuar rrjedhën e komunikacionit në tërë Maqedoninë, duke mos lënë anash edhe Tetovën. Edhe pse nga Komuna thonë që kanë punuar për pastrimin e rrugëve, banorët e lagjes mbi Teleferikun janë të bllokuar nga rruga e pa-pastruar, njofton Portalb.mk.

“Nuk kalojnë as veturat “xhip” rruga është e pa kalueshme. Mbi 30 familje jetojnë në këtë rrugë “A.Jovanovski Zhurçin”. Askush nuk ka ardhur të pastrojë, edhe pse të lajmëruar” shprehet për Portalb.mk , L.Mehmedi.

Ai thotë se janë të detyruar që të sëmurët  t’i bartin në krahë.
Ndryshe, komunikacioni nëpër të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet me vështirësi dhe në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me shtresa dëbore nëpër rrugë pas intervenimit të ekipeve të “Rrugët e Maqedonisë”, ndërsa një pjesë e akseve janë pjesërisht ose tërësisht të mbyllura.

Exit mobile version