Nuk kemi paralajmërim ende. Qëndrojmë në atë që ka thënë presidenti, do ta respektojmë Kushtetutën. Do të ketë paralajmërim paraprak për ditën kur do t’i jepet mandati mandatarit për formimin e Qeverisë. Kështu ka thënë për Portalb.mk Aleksandar Çoçevski, zëdhënës i presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Kryetari Gjorge Ivanov, sipas Kushtetutës, duhet për 10 ditë pas thirrjes së Parlamentit, deri më 9 janar, t’i jep mandatin kandidatit të partisë apo partive që do të arrijnë të mbledhin të paktën 61 deputetë në parlamentin e ardhshëm, shumicën minimale për të formuar qeverinë e re.
Afati i fundit për formimin e qeverisë tashmë po reduktohet çdo ditë dhe ai nuk po merr një vendim. Së fundmi të hënën pritet të ketë konkretizim të kësaj çështje./Portalb