Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, veçanërisht në pjesët lindore ku do të fryejë erë nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 13 deri në minus tre gradë Celsius, ndërsa e ditës prej katër deri në 10 gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në minus tetë, ndërsa e ditës do të rritet deri tetë gradë Celsius.
Në tre ditët në vijim moti do të jetë stabil dhe i thatë. Mëngjeset do të jenë të ftohta, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura e ditës do të jetë në rënie të vogël.
Nga mesi i javës së ardhshme pritet rritje e vranësirave me të reshura lokale të shiut dhe dëborës dhe sërish rënie e temperaturës së ditës për disa gradë celsius.