Site icon PORTALB

Ali Ahmeti: Ftoj autoritetet franceze, Interpolit dhe BE-së ta lirojnë Ramush Haradinajn

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti

“Sot në Prishtinë vizitova selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ku takova drejtues të partisë për të shprehur solidarizimin tim të plotë me bashkuftëtarin tim dhe Kryetarin e AAKsë Ramush Haradinaj”, shkruan kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në profilin e tij në “Facebook”.

“Ftoj autoritetet franceze, ato të interpolit si dhe të Bashkimit Evropian që të veprojnë menjëherë duke liruar mikun e Francës, mikun e komunitetit EuroAtlantik, Ramush Haradinaj, nga ndalimi politik i nxitur nga skenaret e mendjeve millosheviqiane. Njëkohësisht, ftoj autoritetet e Beogradit të heqin dorë nga këto skenare destabilizuese për rajonin dhe ti qasen me sinqeritet frymës integruese dhe pajtuese evropiane duke larguar menjëherë çdo gjurmë nga sistemi që solli aq shumë vuajtje në rajonin tone”, shton Ali Ahmeti.

Exit mobile version