Gruevski: Nuk është e vërtetë që i urrej shqiptarët, e kundërta
Në pjesën e tretë të mega-intervistës për portalin “Republika”, Nikolla Gruevski ka folur për dygjuhësinë, kantonizimin, për dallimet në kuptimin e patriotizmit, për “manipulimet e Sorosit për këtë përkufizim”, transmeton Portalb.MK.
Gruevski thotë se të koncepti i kantonizimit më së shumti e frikëson “ndarja e shtetit”.
I pyetur se pse nuk janë ndarë Zvicrra dhe Belgjika, ai arsyetohet me atë se “është i madh dallimi mes atyre dhe neve”.
“Qëllimi im dhe qëndrimi i VMRO-DPMNE-së nuk është kundër shqiptarëve, por në drejtim të ruajtjes së tërësisë së shtetit. Edhe çdo shqiptar që jeton në këtë shtet, dhe jo diku tjetër, duhet ta dijë se ne jemi në anën e tyre, dhe jo kundër tyre”, ka veçuar Gruevski.
Ai ka akuzuar, si potencon, organizatat e Sorosit, të cilat propagandojnë dhe duan ta rrëzojnë nga pushteti VMRO-DPMNE-në, që të vazhdojnë më lehtë me LSDM-së. Sipas tij, prej këtë arsye edhe e quajnë nacionalist, regjim jo demokratik, kriminel…
“Disa media dhe politikanë që janë kundërshtar të mi, ua kanë mbjellë në kokë opinionit se unë i urrej shqiptarët, se jam kundër tyre, se jam kundër gjuhës shqipe, universiteteve dhe të ngjashme. Kjo nuk është e vërtetë. Jo që është e pavërtetë, por është edhe e kundërta. Shikone kush e thotë, partia që në të kaluarën ka qenë antishqiptare”, tha Gruevski./Portalb
Megjithatë, edhe përskaj kësaj deklarate të Gruevskit, rikujtojmë se VMRO-DPMNE fjalorin e saj parazgjedhor anti-shqiptar dhe anti-perëndimor nuk e ndryshoi as pas zgjedhjeve.
Analizat e njohësve të çështjeve politike vlerësojnë se Nikolla Gruevski nuk dallon nga politika e ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç.
Analiza e Portalb për qeverisjen e VMRO-DPMNE-së gjithashtu nxorri 12 arsye pse duhet thënë JO! Gruevskit.
Partitë shqiptare, patën dënuar retorikën e Nikolla Gruevskit në raport me shqiptarët dhe faktorin ndërkombëtarë. /Portalb