FSHM: Buxheti i rritur i Spitalit të fëmijëve Kozle dedikohet për metodat e reja

Drejtorët e Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë, Orhan Ramadani dhe Sasho Stefanoski, sot e vizituan Spitalin e fëmijëve ‘Kozle’ dhe realizuan takim pune me drejtorin mjekësor Oliver Zafirovski, drejtorin ekonomik  Rijad Alimi dhe me ekipin menaxhues të spitalit.

Temë diskutimi në takimin e sotshëm ishte Programi i punës për vitin 2017 që e ofron Spitali i fëmijëve ‘Kozle’ dhe mjetet e rritura financiare që e karakterizojnë buxhetin për këtë vit. Respektivisht, Spitali i fëmijëve ‘Kozle’ përvetëson buxhet prej 125,9 milion denarëve ose rritje prej 10 milion denarëve nga viti 2016, njofton Fondi.

“Rritja e mjeteve dedikohet për furnizimin e paisjeve ortopedike bashkëkohore ashtu që fëmijët me fibrozë cistike t’a pranojnë terapinë e nevojshme, si dhe për skriningjet neonatale për zbulimin e sëmundjeve të fshehta tek foshnjet. Sa për ilustrim, buxheti i Spitalit në vitit 2016 ka qenë 115,900 milion denarë ndërsa në vitin 2015 ka qenë 108,000 milion denarë. Vlen të theksohet fakti se Spitali i fëmijëve ‘Kozle’ funksionon në kushte bashkëkohore falë mjeteve që u siguruan për investim kapital nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në vlerë prej 500 milion denarëve dhe aparaturave të reja që do t’Ju  shërbejnë të siguruarve tanë.”njofton Fondi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button