Gjashtë civilë irakianë kanë humbur jetën, ndërsa 17 të tjerë janë lënduar gjatë shpërthimit të një autobombe sot në Bagdad, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Një automjet i ngarkuar me eksploziv shpërtheu në lagjen lindore Al-Obeidi. Në këtë kohë në rrugë ka pasur shumë njerëz”, konfirmoi shefi i policisë së Bagdadit, Ahmed Khalaf.
Bagdadi gjatë muajve të fundit është përfshirë nga shpërthimet e autobombave për të cilat autoritetet irakiane akuzojnë grupin terrorist DEASH. Të hënën, më 2 janar së paku 50 civilë humbën jetën në Bagdad në disa sulme me autobomba.