Site icon PORTALB

Arabia Saudite ndalon importin e produkteve të pulës

Arabia Saudite

Arabia Saudite përkohësisht ka ndaluar importin e pulave dhe prodhimeve të pulës nga disa qytete dhe rajone të pesë shteteve të botës për shkak të gripit të shpendëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Autoriteti i Ushqimeve dhe Barërave i Arabisë Saudite (SFDA) thuhet se për shkak të rrezikut të lartë nga shpendët përkohësisht është ndaluar importi i pulave, vezëve dhe prodhimeve të tjera të pulës nga qarku Bacs-Kiskun i Hungarisë, qyteti Herson i Ukrainës, provinca Lubusz e Polonisë, rajoni Frisia i Holandës, si dhe qarqet Tarn dhe Lot-et-Garonne të Francës.

Sipas deklaratës, përjashtim bëjnë produktet të cilat i janë nënshtruar trajtimit termik dhe që posedojnë dokumentacion për trajtimin në fjalë.

Vendet evropiane dhe të Azisë Lindore ku ka patur të regjistruara shumë raste të gripit të shpendëve (H5N6 dhe H5N7), që nga muaji nëntor e deri më tani kanë bërë asgjësimin e shumë shpezëve.

 

Exit mobile version