Site icon PORTALB

Francë: Arrestohet Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj

Policia franceze ka arrestuar sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai është arrestuar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, transmeton Koha.net, përcjell Portalb.mk.

Haradinaj ndodhet në ndalim në një burg në Francë, ndërkohë që autoritetet franceze kanë njoftuar ato kosovare për arrestimin e tij.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar për RTK-në familja e Haradinajt.

Haradinaj më herët ishte arrestuar edhe në Slloveni.

Exit mobile version