Një burrë sot me thikë ka lënduar 11 fëmijë në një kopsht të fëmijëve në rajonin autonom kinez Guansi-Çuan, publikoi televizioni shtetëror.
Sulmuesi është ngjitur përmes murit në kopshtin e fëmijëve në qytetin Pingsjan dhe i ka sulmuar fëmijët.
Fëmijët e lënduar menjëherë janë dërguar në spital, por janë jashtë rrezikut për jetë.
Sulmuesi është arrestuar nga policia dhe ka filluar hetimi për rastin./MIA