Site icon PORTALB

Rrëfehet gruaja e terroristit të Stambollit: Nuk kisha ide se ai ishte pjesë e ISIS, ne erdhëm në Turqi për të punuar

Sulm terrorist në Stamboll

Gruaja e terroristit që shkaktoi vdekjen e 39 personave në klubin e natës në Turqi, i ka thënë policisë se nuk e kishte idenë se ai ishte pjesë e ISIS’it

Është rrëfyer për policinë turke gruaja e terroristit që kreu sulmin ne klubin e natës në Turqi, ku mbetën të vrarë 39 persona, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Express.

Ajo ka thënë se ata shkuan në Turqi për të punuar, dhe se nuk kishte ide që bashkëshorti i saj ishte pjesë e grupit terrorist ISIS.

Ajo u ka thënë policisë se vetëm në natën e sulmit, ajo e kuptoi se bashkëshorti i saj ishte pjesë e ISIS, pasi u publikua në media emri i tij.

Terrorist, tashmë i vrarë, kishte udhëtuar nga Kazakistani bashkë me gruan dhe fëmijët e tyre për në Stamboll më 20 nëntor të vitit të kaluar.

Exit mobile version