SHBA-ja është e bindur në sistemet për mbrojtje antiraketore dhe në mundësitë e saj që të mbrohen nga raketa balistike koreanoveriore, njoftoi Pentagoni.
Lideri koreanoverior Kim Xhong-un theksoi në fjalimin e Vitit të Ri, se vendi i tij ka hyrë “në fazat e fundit para testimit të raketës balistike interkontinentale”.
“Edhe një herë i bëjmë thirrje Koresë së Veriut që të përmbahet nga aksionet provokuese”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë amerikane të Mbrojtjes.