Site icon PORTALB

Tërmet i fuqishëm në Fixhi, alarm për cunami

Ilustrim

Një tërmet me magnitudë 7,2 goditi Fixhin, duke aktivizuar një alarm për cunami për disa ishuj në Oqeanin Paqësor.

Tërmeti e kishte epiqendrën 280 km larg brigjeve të kryeqytetit Suva të ishullit Fixhi.

Disa nga turistët në disa zona të rrezikuara janë evakuuar, transmeton Klan Kosova.

Nuk ka pasur raportime për dëme apo dëmtime në Fixhi.

Exit mobile version