Site icon PORTALB

Revoltohen falimentuesit në Kumanovë, kërcënime ndaj sindikatës dhe VMRO-së

Revoltohen falimentuesit në Kumanovë, kërcënime ndaj sindikatës dhe VMRO-së

Revoltohen falimentuesit në Kumanovë, kërcënime ndaj sindikatës dhe VMRO-së

Falimentuesit sot në protestë para Sindikatës rajonale dhe para shtabit të VMRO-DPMNE-së në Kumanovë u janë kërcënuar përfaqësuesve partiak dhe sindikatës se do ti largojnë nga këto hapësira për shkak se nuk ju kanë ndihmuar edhe ata të fitojnë kompensimin. 

Ata ju kanë dhënë afat deri të hënën që të largohen nga këto hapësira dhe se do të mund të kthehen vetëm atëherë kur qeveria do ti kompensojë edhe ata.

Falimentuesit thonë se Agjencioni për punësim manipulon me falimentuesit dhe nuk del me lista të kompanive që do të përfshihen në sigurimin material prej 7.100 denarëve.

Ndërkaq nga “Solidariteti” kanë reaguar për këtë ndarje të falimentuesve duke shtuar se Qeveria ka para për të paguar të gjithë punëtorët e falimentuar por nuk ka vullnet për të zgjidhur problemin.

Exit mobile version