Site icon PORTALB

MIT: Vrasësi nga Stambolli pjesë nga grupi që e sulmoi aeroportin “Ataturk”

Turqi

Ilustrim

Sipas informacioneve që i ka marrë Organizata kombëtare shtetërore turke e inteligjencës  (MIT), është e mundur sulmuesi i cili gjatë natës së vitit të Ri në klubin e natës “Riena” në Stamboll që vrau 39 dhe lëndoi 69 persona, të jetë pjesë nga grupi i SHI-së që ka kryer sulm ndaj aeroportit “Ataturk” më 28 korrik të vitit të kaluar, me ç’rast pësuan gjithsej 45 persona.

“Huriet dejli njuz” njoftoi se MIT më 19 dhjetor ka marrë të dhëna të inteligjencës për atë se ekziston mundësia që Shteti Islamik të kryejë sulm gjatë natës së Vitit të Ri, si dhe se është realizuar operacion në periudhën nga 28 deri më 31 dhjetor, në të cilën janë arrestuar 63 persona të dyshuar për lidhje me SHI-në.

Sipas informacioneve që i ka marrë MIT, SHI ka planifikuar të vendosë bomba,  të kryejë sulme me vetëvrasës me bombë ose sulmues të armatosur ndaj klubeve të natës dhe vende me shumë njerëz ku pritet Viti i Ri në Ankara, Stamboll, si dhe në krahinat jugore turke Adana, Antalia dhe Mersin.

Exit mobile version