Site icon PORTALB

Shkrimtari shqiptar, imazhi më i ri i pullave postare

Kadare në pullën postale

Kadare në pullën postale

Fondi i pullave postare është pasuruar edhe me një të re. Posta e Kosovës ka emetuar pullën postare “Ismail Kadare”, në shenjë nderimi për njërin nga shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë.

Një gjë e tillë është bërë në 80-vjetorin e lindjes së tij, në vitin që Shqipëria e shpalli “Viti i Kadaresë”.

Përmes një komunikate për media të lëshuar nga Posta e Kosovës, në dhjetor të vitit të kaluar, thuhet se një prej qëllimeve kryesore është promovimi i vlerave kombëtare.

Prandaj kanë përzgjedhur që Kadareja të jetë personaliteti i radhës që zë vend në mesin e pullave postare me portrete të heronjve kombëtarë, të Nënë Terezës, Bekim Fehmiut e shumë të tjerëve.

Exit mobile version