Site icon PORTALB

Mbi 150 fëmijë nuk shkojnë në shkollë

Ilustrim

Mbi 150 fëmijë nuk i ndjekin mësimet në Maqedoni

Amdiu është 15 vjeç, por nuk shkon në shkollë. Kushtet e rënda familjare e kanë penguar atë të ulet në bankat shkollore. Ai ka edhe dy vëllezër të tjerë në moshë shkollore që gjithashtu nuk e ndjekin mësimin. Babai i tyre shpjegon se nuk kanë kushte për t’i çuar fëmijët në shkollë, me çka paracaktohet fati i tyre për të qenë analfabetë njëjtë sikurse paraardhësit e tyre.

“Unë quhem Amdi, kam 15 vjet dhe nuk shkoj në shkollë. Dëshiroj të shkoj por nuk kemi kushte… nuk kemi se si të shkojmë nga këtu. Për të shkuar në Shutkë duhet të kesh para, të kesh rroba.. ne nuk kemi asgjë”, thotë Amdiu, raporton TV21.

Organizata joqeveritare “Ombrella” me anë të komunikimit me institucionet kompetente bën përpjekje për t’iu ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve. Latifa Shikova nga kjo organizatë thotë se po punon me disa grupe fëmijësh, disa prej të cilëve nuk kanë as dokumentacion të rregullt.

Exit mobile version