Site icon PORTALB

Sulm në Bagdad, 35 të vrarë

Ilustrim, Bagdad

Të paktën 35 persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës në një shesh të dendur në kryeqytetin irakian, Bagdad, njoftojnë burimet e sigurisë

Raportohet se 61 të tjerë janë lënduar në shpërthim në rrethinën lindore të qytetit Sadr, e cila është e dominuar nga myslimanët shi’it, transmeton Express.

Nuk dihet se kush është përgjegjës për sulmin, por i ashtuquajturi Shtet Islam (ISIS) ka kryer sulme të ngjashme në të kaluarën.

Ndërkohë, ky grup xhihadist e ka marrë përgjegjësinë për dy sulme vetëvrasëse me bomba në një treg në këtë qytet të shtunën, ku u vranë 28 persona.

Në agjencinë e vet të lajmeve, Amaq, ISIS tha se cak i sulmeve të saja ishin myslimanët shi’it, të cilët i cilëson si të pafe.

Exit mobile version