Site icon PORTALB

Franca i bën thirrje Rusisë që ta respektojë armëpushimin në Siri

Alepo

Siri - ilustrim

Franca i ka bërë thirrje sot Rusisë që t’i ndalë veprimet ushtarake në Siri dhe ta respektojë armëpushimin e brishtë, të ndërmjetësuar nga Moska dhe Turqia, i cili kërkon t’i japë fund luftës gjashtë vjeçare në Siri.

“Ne dënojmë vendosmërisht çdo gjë që Rusia mund të bëjë në Siri që do të mund të kontribuonte në vazhdimin e luftimeve,” ka thënë kryeministri i Francës, Bernard Cazeneuve, transmeton Express.

Marrëveshja për armëpushim, e cila u mirëprit në mënyrë unanime nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, është shkelur vazhdimisht qëkur u fut në fuqi, me palët luftuese që ia kanë vënë fajin njëra-tjetrës.

Ndërkohë, rebelët kanë paralajmëruar se nuk do ta respektojnë armëpushimin nëse pala qeveritare vazhdon ta shkelë atë.

Exit mobile version