Site icon PORTALB

Një zyrtar iranian kërkon sterilizimin e prostitutave

Një zyrtar iranian ka kërkuar që të gjitha punonjëset e seksit dhe personat pa kulm mbi kokë në Teheran që janë të varur nga droga, të sterilizohen me qëllim të parandalimit të “dëmit social”.Siavash Shahrivar, udhëheqës i Departamentit për Çështje Sociale dhe Kulturore në Zyrën e Guvernatorit të Teheranit, ka thënë se prostitutat duhet të “binden” që të steriliziohen.“Ekziston një qëndrim, një realitet mbi të cilin pajtohen shumë OJQ dhe elita sociale, nëse një grua është e sëmurë dhe punonjëse seksi, e cila nuk ka asnjë vend ku mund të kaloj natën, ajo duhet sterilizuar me miratimin e saj apo edhe dhunshëm”, ka thënë sot Shahrivar për mediat iraniane.

“Rreth 20 % e tyre e kanë sëmundjen e SIDA-s që i bënë edhe përhapëse të sëmundjeve”, ka thënë më tej Shahrivar.

Mediat e Iranit shkruajnë se në Teheran janë mbi 3 mijë gra pa kulm mbi kokë.

 

Exit mobile version