Site icon PORTALB

Fransoa Olland i paralajmëroi francezët për rreziqet të cilat iu kanosen

Francois Hollande

Në fjalimin e fundit me mesazhin e Vitit të Ri deri te kombi si president, Fransoa Olland dërgoi një sërë paralajmërimesh deri te francezët, vetëm katër muaj para zgjedhjeve presidenciale në Francë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

“Sonte për herë të fundit i prezentoj dëshirat e mia si president”, tha ai në fjalimin televiziv.

Fjalimi televiziv prej disa minutash ishte mundësi për ta përmbyllur vitin e shënuar me konfliktet në Irak dhe Siri dhe terrorizmin, të bëjë ndarjen e aktiviteteve të tij, të gjendjes në Francë dhe në planin ndërkombëtar.

“Ne nuk mbaruam me terrorizmin, filloi shefi i shtetit francez, duke i përkujtuar “sulmet e tmerrshme të cilat e goditën Francën në vitin 2016”, duke i theksuar sulmet në Nicë, Manjavil dhe Sant Etien dy Ryvre.

“Mendoj tek të gjithë viktimat, familjet e tyre, të plagosurit të cilët pësuan”, tha Olland.

“Jam i vetëdijshëm për shqetësimin tuaj, i cili akoma është i pranishëm kundrejt kanosjes prej terrorizmit i cili nuk është në zhdukje, për të cilën është dëshmi ajo që ndodhi në Berlin, ku gjatë sulmit në bazarin e Krishtlindjeve janë vrarë dymbëdhjetë persona”, tha ai.

“Terroristët deshën t’u ndajnë, t’u frikësojnë. Ju treguat se jeni më të fuqishëm së bashku, solidar dhe unik. Nuk u gjunjëzuat para kanosjeve, stigmatizimeve”, tha ai.

Olland paralajmëroi se nesër do të niset për vizitë në Irak, ku ndodhen një pjesë e ushtarëve francezë të angazhuar kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik.

“Ne nuk mbaruam me të keqen nga terrorizmi. Ne do të vazhdojmë të luftojmë. Në planin e jashtëm, ky është edhe kuptimi i operacioneve ushtarake në Mali, Siri, Irak. Ne duhet të luftojmë me terrorizmin edhe brenda që të parandalohen sulme, që të pengohen personat e rrezikshëm, si dhe që të pengohet radikalizimi xhihadist. Por, të jeni të sigurt për një gjë, the në këtë luftë kundër barbarizmit, demokracia do të dalë si fituese”, theksoi Olland. 

Exit mobile version