Site icon PORTALB

Në Turqi arrestohen tetë persona, të dyshuar për sulme terroriste të Vitit të Ri

Tetë anëtarë të grupacionit terrorist Shteti Islamik janë arrestuar në operacionin e forcave speciale të Ankarasë, njofton agjencia Anadolia.

Të arrestuarit dyshohen për përgatitjen e sulmit terrorist sonte për pritjen e Vitit të Ri.

Nuk është precizuar ku kanë planifikuar ta kryejnë sulmin.

Paraprakisht policia turke arrestoi 30 persona, të dyshuar për lidhshmëri me SHI-në në qytetin Adana.

Exit mobile version