Me diabet? Dy herë më shumë kujdes për gojën

Diabeti trefishon rrezikun për të pësuar një atak në zemër, goditje në tru, problem me veshkat, humbje të shikimit, vështirësi gjatë shtatzënisë etj. Njerëzit gjithashtu janë 20 herë më shumë të rrezikuar që të pësojnë prerje të gjymtyrëve për shkak të kësaj sëmundjeje. Albana Qyra Abazi, mjeke stomatologe, shpjegon se si diabeti ndikon edhe në shëndetin e dhëmbëve, duke këshilluar kujdes dy herë më intensiv për këta pacientë, shkruan shendeti.com.al.

ere gojeDiabeti është një sëmundje serioze, e cila vjen si rezultat i pamundësisë së trupit për të prodhuar ose për të përdor insulinën, hormonin që konverton sheqerin dhe ushqimet e tjera në energji.

Diabeti, si një sëmundje sistemike që është, i reflekton komplikacionet e tij edhe në gojë. Ky reflektim shfaqet në disa mënyra:

Tharja e gojës: vjen si rezultat i mungesës së pështymës nga gjendrat e pështymës, duke vështirësuar përtypjen, shijimin dhe gëlltitjen e ushqimit.

Infeksionet fungale: Candida Alibans është një kërpudhë normale në ambjentin e gojës , e cila e gjendur në një terren diabetik, kthehet në infeksione kandidoze, që shfaqet me pikat e bardha ose zona të kuqe në gojë.

Sëmundje paradontale: Këto sëmundje shoqërohen me infeksione të mishrave të gojës, me prani të shumtë të pllakave (gurëzave), me humbje të kockës, si dhe me gjendje të rënda deri në humbjen e dhëmbëve.

Një pacient diabetik duhet të ketë dy herë më shumë kujdes për higjienën orale, duke përfshirë larjen 2 herë në ditë me furçë e pastë, të shoqëruar me fillin dentar nga pas, kontrolle të shpeshta tek mjeku stomatolog minimalisht çdo 6 muaj, mjekimin e çdo dhëmbi me probleme në gojë, si dhe mbajtjen nën kontroll të vazhdueshëm të nivelit të sheqerit në gjak. Për çdo plagë të shfaqur në kavitetin e gojës, pacienti duhet t’i drejtohet menjëherë mjekut stomatolog.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button