Site icon PORTALB

Q.E.K. AKABE shpall konkurs për eseun më të mirë

Letër

Q.E.K. AKABE shpall konkurs për eseun më të mirë. Tema është e lirë në përzgjedhjen e vet kandidatit, njofton Portalb.mk.

Vlerësimi i punimeve do ta bëhet nga komisioni profesional.

Autorëve të tre punimeve më të mira (tre vende për filloristët, tre për gjimnazistët) , do tu shpërndahen mirënjohje dhe do të shpërblehen , me ç’rast për çmimin e parë do ndahen 20 libra dhe 3000 denar, për çmimin e dytë 15 libra dhe 2000 denar, ndërsa për çmimin e tretë 10 libra dhe 1000 denar.

Punimet duhet ti përmbushin këto kritere:
• Të përmbajë minimum 300 fjalë,
• Të mos jetë e kopjuar,
• Autori duhet të jetë nxënës i shkollës fillore ose i shkollës së mesme (Autori i shkollës fillore duhet të jetë nga klasa e pestë deri në klasën e nëntë)

Afati i dorëzimit të punimeve është deri më datë 13.01.2017

Pas vlerësimit të punimeve nga ana e komisionit, do të organizohet ceremoni solemne në të cilën do të shpallen fituesit.
Kandidatët e interesuar punimet e tyre së bashku me të dhënat e tyre personale (emër dhe mbiemër,shkolla , fillore, mesme, tel. kontakt) duhet ti dërgojnë nëpërmjet postës elektronike: qendra-akabe@hotmail.com/Portalb.mk.

Exit mobile version