Site icon PORTALB

Konkurs për nxënës i Qendrës Akabe për eseun më të mirë

Esse

Qendra AKABE ka shpallur sot konkurs për eseun më të mirë, tema për të cilën është e lirë në përzgjedhjen e vet kandidatit.

Vlerësimi i punimeve do ta bëhet nga komisioni profesional, njoftojnë nga Qendra AKABE.

Autorëve të tre punimeve më të mira (tre vende për filloristët, tre për gjimnazistët), do t’u shpërndahen mirënjohje dhe do të shpërblehen, me ç’rast për çmimin e parë do ndahen 20 libra dhe 3000 denar, për çmimin e dytë 15 libra dhe 2000 denar, ndërsa për çmimin e tretë 10 libra dhe 1000 denarë.

Punimet, siç është  përcaktuar nga Qendra, duhet t’i përmbushin këto kritere; Të përmbajë minimum 300 fjalë, të mos jetë e kopjuar, autori duhet të jetë nxënës i shkollës fillore ose i shkollës së mesme (Autori i shkollës fillore duhet të jetë nga klasa e pestë deri në klasën e nëntë)

Afati i dorëzimit të punimeve është deri më datë 13 janar të vitit 2017

Pas vlerësimit të punimeve nga ana e komisionit, do të organizohet ceremoni solemne në të cilën do të shpallen fituesit.

Kandidatët e interesuar punimet e tyre së bashku me të dhënat e tyre personale (emër dhe mbiemër, shkolla, fillore, mesme, telefon për kontakt) duhet t’i dërgojnë nëpërmjet postës elektronike: qendra-akabe@hotmail.com.

Exit mobile version