30 + 5 ndarje qё bёnё bujё nё 2016-ёn! (FOTO)
Viti 2016 nuk ishte njё vit i mirё pёr tё gjithё. Kanё ndodhur aq shumё gjёra gjatё tij, saqё nuk di nga t’ia fillosh. Pёrveç lajmeve tё kёqija pёr ndarjen nga jeta tё disa prej emrave mё tё njohur tё muzikёs, me mё tё fundit George Michael dhe Carrie Fisher, kishte edhe shumё ndarje qё gjithashtu shkaktuan keqardhjen e publikut. Me pak fjalё 2016-a mund tё karakterizohet lehtёsisht si njё nga vitet mё tё kёqija.
Mё poshtё do tё shikoni 30 ndarjet e bujshme tё vitit, si dhe ato 5 qё vёrtet na shokuan. Sigurisht qё numёr 1 nё kёtё listё ёshtё ndarja e Brangelina. Njё ndarje qё vёrtet na befasoi dhe qё ka interes edhe nё ditёt e sotme. Lajmin e ndarje e trasmetoi TMZ nё 16 shtator, kur shkroi se Angelina Jolie dorёzoi kёrkesёn pёr divorc, duke kёrkuar vetёm kujdestarinё e fёmijёve.
Njё gjё e ngjashme ndodhi edhe midis Johnny Depp dhe Amber Heard, e cila e akuzoi bashkёshortin e saj pёr dhunё familjare.
Pёr Taylor Swift me siguri ky do tё jetё viti mё i keq qё ajo po lё pas, pasi kishte rezervuar pёr tё jo njё, por dy ndarje, fillimisht nga Calvin Harris pas 15 muajsh lidhje e mё pas nga Tom Hiddleston, pas 3 muajsh lidhje.
Nё kёtё listё bёn pjesё edhe fejesa e kёngёtares Mariah Carey me James Packer qё nuk kishte rrugёdalje si dhe divorci i aktores Drew Barrymore nga Will Kopelman.
Mё poshtё do tё gjeni 30 çifte tё tjera tё showbiz-it ndёrkombёtar qё viti 2017-ё nuk do i gjejё bashkё.