Site icon PORTALB

Dy persona janë lënduar rëndë gjatë aksidenteve në Shkup

Aksident

Aksident, foto arkiv

Dy persona janë lënduar rëndë dhe dy më lehtë në dy aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë ditës së kaluar në rajonin e SPB Shkup.

Ditën e kaluar, siç informon sot policia, ka pasur pesë aksidente në të cilat në tre lëndime të lehta kanë marrë tre persona, ndërsa në dy janë shkaktuar dëme materiale.

Policia e komunikacionit ka sanksionuar shtatë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin më shpejtë nga shpejtësia e lejuar, dy shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, tetë shofer nuk u janë përmbajtur kufizimeve, ndalesave dhe obligimeve të shprehura me shenjat e vendosura të komunikacionit, ndërsa gjashtë shoferë e kanë drejtuar automjetin pa patentshofer, gjegjësisht të paregjistruar, Janë kapur edhe 62 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

Me ndihmën e automjeti special janë larguar 81 automjete.

Exit mobile version