Siri: Armëpushimi është “mundësi e vërtetë” për zgjidhjen politike
Qeveria siriane vlerësoi se armëpushimi që në mesnatë duhet të hyjë në fuqi në Siri paraqet “mundësi të vërtetë” për zgjidhjen politike të luftës gjashtëvjeçare në vend.
“Kjo është mundësi e vërtetë për zgjidhjen politike të krizës me qëllim që të përfundohet gjakderdhja”, theksoi ministri sirian i Punëve të Jashtme, Valid Mualem.
Zëdhënësi i Lidhjes së lirë siriane, Osam Abu Zaid deklaroi paraprakisht sot se opozita siriane do t’i përmbahet marrëveshjes për armëpushim në nivel të gjithë Sirisë, si dhe se do të marrë pjesë në bisedimet e ardhshme