Site icon PORTALB

Maqedoni, 400 milionë euro borxh në 6 muajt e parë

Euro dhe denar

Euro dhe denar

Detyrë e parë e Qeverisë së re është që brenda 6 muajve të kthejë borxhe të huazuara gjatë viteve të mëparshme në vlerë prej 371 milionë euro, shkruan gazeta KOHA. Sipas strategjisë fiskale të Ministrisë së Financave, gjatë periudhës 6 mujore të  vitit 2017 parashihen të organizohen 18 ankande publike të letrave shtetërore me vlerë, për të grumbulluar 371 milionë euro, aq sa është vlera e borxheve të vjetra që duhet të kthehen deri në fund të muajit qershor. Nëse nuk arrihet të grumbullohet shuma e paraparë përmes emetimeve të letrave më vlerë, atëherë Ministria e Financave parasheh dhënien e euroobligacionit të ri.

Po kjo strategji parasheh që vitin që vjen brenda 6 muajve Maqedonia të rrisë borxhin publik për 302 milionë euro, pa llogaritur kamatat gjegjësisht borxhi publik do të rritet në 53 për qind nga Bruto Prodhimit Vendor (BPV). Ndërkohë, deri në fund të muajit shtator të vitit të kaluar

Exit mobile version