Ziadin Sela zbardh çfarë u diskutua në takimin me Ramën (VIDEO)

Pas takimit të liderëve të partive politike shqiptare në Maqedoni me kryeministrin Edi Rama, Ziadin Sela, njëri prej të pranishmëve në tryezë zbardhi në studion e Ora News çfarë ishte diskutuar një vija të përgjithshme.

Si kreu i Aleancë për Shqiptarët, Sela tha se ky është momenti që subjektet shqiptare në Maqedoni të bashkohen për të zgjidhur kërkesat e shqiptarëve siç është zyrtarizimi i Gjuhës Shqipe, decentralizimi i pushtetit vendor dhe ndarja e barabartë e fondeve.

Sela: Janë takime të rregullta që duhet të ndodhin. Mendoj se partitë politike shqiptare duhet të jenë të kombinuara. Dakord! Do të ishte e udhës që të gjenim gjuhën e përbashkët. Për sa i përket mua, nuk ka asnjë problem që të zhvilloj takime në Maqedoni, po siç duhet është e vështirë.

Fatkeqësisht po dhe unë po jap kontributin tim dhe në këtë situatë të bashkohemi për hir të atyre që përfaqësojmë. Fatkeqësisht rezultoi që dy subjekte nuk morën pjesë. Po vjen koha për një politikbërje të re që të bashkëveprojmë politikat tona.

-Çfarë prodhoi takimi me kryeministrin Rama dhe a pati ndonjë përfarim të qëndrimeve?

Sela: Unë parapëlqej që atyre kërkesave t’u themi kushtet tashmë. Ne kemi kërkuar dhe realisht kështu është edhe logjika e demokracisë që me kërkesa t’i parashtrojmë popullit që të legjitimojë platformat tona politike. Prej momentit që marrim legjitimitetin, këto kërkesa nuk janë kërkesa që parashtrohen për t’i kërkuar lëmoshë ndonjë subjekti maqedonas, por janë kushte që duhet t’i vendosim atij subjekti maqedonas që bën shumicën qeverisëse. Janë disa kushte që kemi dhe nuk janë risi dhe themi se ka ardhur koha që këto kushte të realizohen tashmë.

Faktori vendosës këtë radhë janë subjektet shqiptare. Këto 20 deputetë të partive shqiptare që jenë kusht për secilën parti maqedonase për zyrtarizimin e Gjuhës Shqipe, duke ndarë buxhetin me prerje lokale, diku përfaqësish 50% e TVSh-së t’i mbesë pushtetit lokal, Prokuroria Speciale të shndërrohet në kategori Kushtetuese, po ashtu themelimin e Gjykatës Speciale, zgjidhjen e të gjitha procese të montuara politike, zhdëmtimi i tyre dhe në të njëjtën kohë edhe dënimi i përgjegjësve.

-Qeverisja me Zaev është kusht?

Sela: Jo! Nuk është. Ne nuk do të kishim dashur të bëjmë qeverisje me njerëz, të cilën fushatën e kanë të mbuluar me tipin: Nuk do të lejoj kurrë që Gjuha Shqipe të bëhet zyrtare. VMRO ka marrë 51 deputetë vetëm me këtë.

Nga ana tjetër nuk duhet t’i japim mbështetje Zaevit pa e kushtëzuar. Fillimisht të votohet ligji për gjuhën dhe pastaj të kërkojmë që të bëhet shumica për të qeverisur.

-Sa e mundur është që të bashkoni votat?

Sela: I vetmi qëllim që kam diskutuar me BDI-në kanë qenë këto qëndrime për çështje që duhet t’i zgjidhim të gjithë si shqiptarë. Janë diskutuar në takimin që kemi pasur. I vetmi shkak që nuk kemi dalë me qëndrim me shkrim është se duhet t’i japim kohë edhe partive Partia Demokratike Shqiptare dhe Lëvizja Besa. Në këtë proces nuk do të amnistohet askush. Drejtësia është e tillë kur vlen për gjithsecilit dhe kjo duhet bërë që prej kryeministrit dhe deri tek qytetari i thjeshtë. Në qoftë se dikush ka shkelur ligjin do të duhet të përballet me bamat e tij.

-Takimet me partitë maqedonase

Sela: Kemi arritur edhe pse kemi vetëm 3 deputetë si Aleancë për Shqiptarët, kemi arritur standarde sa i përket fushatës zgjedhore dhe periudhës pas zgjedhjeve. Ne kemi thënë se në qoftë se fitojmë zgjedhjet, të nesërmen ne do të thërrasim në një tryezë të të gjitha partive politike shqiptare dhe do të kushtëzojmë pjesëmarrjen në qeveri. Ne nuk jemi në konkluzion për të bërë këtë ftesë. E kemi thënë edhe atëherë se ne do t’i përgjigjemi çdo subjekti politik që fiton. Inatet personale dëmtojnë ardhmërinë e shqiptarëve në Maqedoni.

-Kush e krijon qeverinë e ardhshme të Maqedonisë?

Sela: Nuk jam i interesuar për qeverisje, por jam për të shfrytëzuar këtë moment politik, e cila do të ishte gabim në qoftë se duke mos gjetur gjuhën e përbashkët ndërmjet subjekteve shqiptare do të rezultonte me mos krijimin e një qeverie, duke sjellë një qeveri teknike, e cila nuk është e favorshme në një situatë të tillë siç është Maqedonia. Ky moment politik duhet të shfrytëzohet për të drejta politike në interes të njerëzve që na kanë zgjedhur.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. I nderuar Z-Sela, Me që nuk kam rastin të bisedoj sy më sy me Ju, atëher përmes këtij postimi dua të ju rikujtoj se përgjegjës ligjor, politik dhe moral për krizën e thellë politike dhe institucionale në Maqedoni janë strukturat politike pushtetmbajtëse që nga viti 2008. Së këndejmi, si mund të akuzoni dhe denigroni forcat politike opozitare jashtaparlamentare ditë enate dhe në çdo paraqitje publike, kur të njejtat as që kane participu dhe legjitimuar pushtetin e deritanishëm famëkeq në Maqedoni??? Nga ana tjetër, nuk jepni sqarime të arsyeshme dhe të qëndrueshme politike, se gjat bisedimeve të subjekteve shqipfolëse në cilat merni pjesë edhe ju a jeni konsulltuar me bazë e e elektoratit nga i cili i keni marrë votat, ngase ju keni fituar ato vota si rezulltat i paknaqesise se popullit me qevesisjen e vendit e jo të bëni negociata me liderët e partive para se të konstituoen organet reja parlamentare dhe qeveritare. Eshtë e udhës që edhe pas zgjedhjeve ta informoni dhe konsulltoni bazën për ecurine e bisedimeve dhe negociatave brenda korpusit politik shqipfolës. Me që këte nuk e keni bërë deri tani, s’besoj se do ta bëni edhe në tërdhmen, ngase shkolla dhe edukata e deritanishme e lidershipit shqipfolës në Maqedoni funkcionon sipas parimit ‘ merr votën dhe ik deri në ciklusin e zgjedhjeve të ardhme” Ky ciklus virtuoz pë partite politike të providencës shqiptare deri tani u tregua i dëmshëm pë komunitetin shqiptar në Maqedoni. I njejti përdëfton se me këta manire të mbrapshta politike dhe qeverisëse, partitëtona politike jan për nje afat të caktuar; ata shuhen dhe shkojnë në histori me bagazhin e turpshëm ndaj tradhëtisë kundrejt elektoratit të vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button