Site icon PORTALB

Nata e tensioneve policore

Forinë

Forinë

Mbrëmë në disa vende të Maqedonisë janë zhvilluar aksione me prani të mëdha të policisë. Sipas mediave lokale, mbrëmë nga ora 22.00 në fshatin Forinë të Gostivarit inspektorët financiar kanë bërë kontroll në këtë fshat duke kërkuar të mbyllen bastoret pa leje. Ata kanë qenë të shoqëruar nga policia, gjegjësisht njësiti special.

Pasi që inspektorët, sipas burimeve të njëjta, i kanë kërcënuar pronarët e bastoreve me armë të cilën ata e kanë poseduar, fshatarët janë revoltuar dhe e kanë bllokuar fshatin. 

Pasi që ministri i mbrojtjes Talat Xhaferi është i këtij fshati, ai ka intervenuar dhe ka larguar policët nga bastoret.

Policia e cila është përforcuar në ndërkohë me vetura karabinier dhe polic special është larguar përfundimisht nga fshati pasi që banorët kanë shfaqur rezistencë të madhe.

Aksion i ngjashëm është zhvilluar në fshatin Studeniçan ku nga mesnata, forcat policore kanë bërë bastisjen në lokalet e fshatit duke kërkuar që banorët të legjitimohen duke kërkuar vajza që qëndrojnë ilegalisht në lokalet e natës. një banor është arrestuar ndërsa më pas është liruar.

Edhe në Tetovë dje ka qenë dukshëm e pranishme policia, sidomos nëpër urat e fshatrave dhe në dalje të qytetit. 

LEXO: Policia jep detaje për aksionin policor në Tetovë e Gostivar (VIDEO)

Situata të këtilla na përkujtojnë ardhjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që vite me radhë jemi dëshmitarë të tensioneve si policore ashtu edhe etnike në vigjilje të organizimit të tyre.

Exit mobile version