Site icon PORTALB

Për vetëm 10 muaj humbi më shumë se 40 kg, format e reja janë mbresëlënëse (Foto)

Molly Agnew është vetëm 24 vjec por pesha trupore i kishte vështirësuar gjendjen shëndetësore aq shumë sa që ndihej sikur të ishte shumë e moshuar me probleme të frymëmarrjes.
E gjendur në një trup që peshonte 107 kg, 24 vjeçja kishte vendosur që të hiqte dorë nga ushqimet e shpejta.

Agnew e cila punon në një qendër për përkujdesjen e fëmijëve ka thënë se asnjëherë nuk kishte përjetuar ndjenjën e pëlqimit ndaj vetes. Përkundrazi, ajo ishte rritur duke e urryer çdo pjesë të turpit të saj, transmeton ORAinfo.

Por pasi kishte parë se trupi i saj ka filluar të ndryshojë nga dieta e shëndetshme, kishte akumuluar energjitë që t’i shkonte deri në fund kësaj sfide.

Brenda 10 muajve Molly ka larguar plotë 44 kilogramë por gjërat nuk kishin përfunduar edhe aq bukur pasi që trupit të saj tani i kishin ngelur të varura copëza tepricë të lëkurës.

Me anë të një operacionit gastrik ajo ka larguar këto pjesë dhjamore dhe automatikisht ka fituar vetëbesimin e shumë kërkuar.

Tani 24 vjecja nga Dublini thotë se mund të dalë të bëjë ‘shopping’ për fustanet vezullues të cilët më parë ka mundur vetëm t’i ëndërronte. /ORAinfo/

 

Exit mobile version